Rikthehen reshjet e shiut e borës – Sylja: Reshjet e shiut kanë sjellë rënie inertesh në disa akse

rikthehen reshjet shkoder

Këtë të martë, krahas reshjeve të shiut në qytet janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore.

Kryeinxhinieri i  ARRSH në Shkodër, Hajrullah Sylja, tregon se kontraktorët janë në punë duke mirëmbajtur çdo aks.

Reshjet e shiut kanë sjellë rënie inertesh dhe gurësh duke krijuar vështirësi

Sylja apelon ndaj drejtuesve të mjeteve   që të pajisen me goma dimërore,  pasi koha është e paqëndrueshme.

Këtë dimër aksi Bogë-Theth dhe Lepushë-Vermosh ka qëndruar i hapur gjatë gjithë kohës pavarsisht sasisë së reshjeve të borës.