Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, këshillohet lëvizja me goma dimërore

bora rikthehet shkurt2

Gjatë natës në zonat malore janë rikthyer reshje bore në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Si pasojë e temperaturave të ulëta, autoritetet kanë ndërmarrë masa parandaluese, duke kriposur segmentet problematike të rrugës.

Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht edhe në Qafë-Thore edhe në Vermosh por drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar!