Rikonstruksioni i rrugëve në qytet – Përfundon aksi nga bulevardi “Skënderbeu” deri tek kryqëzimi i degës

rikonstruksioni bul Skenderbeg

Punimet në akset kryesore të qytetit të Shkodrës po shkojnë drejt fundit. Rruga nga qendra e qytetit deri tek kryqëzimi i degës ka përfunduar së rikonstruktuari

Tashmë, puna është zhvendosur nga kryeqëzimi i degës në drejtim të stacionit të trenit.

Punimet po vijojnë me ritëm të lartë në mënyrë që të përfundojnë brenda pak ditësh për të liruar kështu edhe qarkullimin në këto akse.

Deri më datën 13 prill, kur pritet të përfundojë i gjithë asfaltimi nga bulevardi “Skënderbeu” deri tek stacioni i trenit, qarkullimi do vijojë të jetë i kufizuar.

Më herët, edhe pushteti vendor ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin e orareve.

 Rikontruksioni i këtyre akseve të cilat janë tejet të frekuentueshme veçanërisht gjatë sezonit veror, pritet të lehtësojë qarkullimin në qytet.

Më herët, amortizimi i rrugëve dhe pustat e hapura ishin kthyer në shqetësim jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe pedaluesit të cilët tashmë kanë një infrastrukturë të përmirësuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.