Rikonstruksioni i konviktit tek “Prenkë Jakova” / Punimet drejt fundit, pritet dorëzimi në fund të muajit
Prej muajit nëntor konvikti i shkollës “Prenkë Jakova” në Shkodër i është nënshtruar rikonstruksionit total të tij.
Punimet janë drejt fundit dhe institucioni pritet të merret në dorëzim.
14 nxënës të regjistruar në konvikt prej muajit nëntor së bashku me stafin janë zhvendosur tek Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve.
Me hapjen e konviktit të rikonstruktuar ata do të rikthehen pranë këtij institucioni.
Krahas punimeve konvikti po pajiset edhe më mjete të reja si në dhoma po ashtu edhe në kuzhinë, duke ofruar kushte bashkohore për nxënësit.
Pritet që përmirësimi i këtyre kushteve të rrisë interesin për regjistrime përgjatë vitit të ardhshëm.
Ndërkohë që ky projekt u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Shkodrës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Më herët, u investua edhe në oborrin e shkollës dhe konviktit “Prenkë Jakova” duke u pajisur më këndë sportive tejet të nëvojshme për shkollën.
