Rihapja e “Republika”, sukses / Kinemaja rezulton më e frekuentuara në vend
Vetëm një muaj pas rihapjes, Kinema Republika është kthyer në kinemanë më të frekuentuar në vend, duke regjistruar numrin më të lartë të biletave të shitura.
E rijetëzuar dhe e menaxhuar nga Bashkia Shkodër, Kinema Republika ka rikthyer Shkodrën në hartën e premierave ndërkombëtare, duke dëshmuar se publiku shkodran di të vlerësojë kinemanë moderne dhe cilësore.
Përgjegjësja e Kinema Republika, Egena Zymeri, u shpreh se vetëm një muaj nga hapja, shifrat flasin vetë për interesin dhe frekuentimin e lartë nga publiku.
Premierat globale, sallat plot çdo ditë, rekord për filmat për fëmijë dhe, për herë të parë, shfaqja e filmit shqiptar në një hapësirë me standarde ndërkombëtare, me cilësi maksimale audio dhe video, e kanë kthyer Kinema Republika në një pikë të rëndësishme referimi kulturore.
E pajisur me projektor 100% LASER dhe sisteme audio të gjeneratës së fundit, Kinema Republika është sot një destinacion kulturor dhe argëtues me rëndësi kombëtare.
