“RETRO Film” në Shkodër / Orkestra Simfonike e RTSH-së, muzikë nga kolonat zanore të filmave shqiptarë dhe të huaj

retro film

Orkestra Simfonike e RTSH-së  ka dhuruar një mbrëmje magjike në Shkodër duke sjellë në sheshin para Bashkisë  muzikë të përzgjedhur nga kolonat  zanore më të njohura  të filmave, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

Në këtë mbrëmje, performanca e shkëlqyer e Orkestrës, së drejtuar nga maestro Gridi Kraja, riktheu emocione të paharrueshme tek artdashësit shkodranë, si dhe tek vizitorët e huaj, të cilët e shoqëruan me duartrokitje të ngrohta.

Dirigjenti Kraja shprehu kënaqësinë   e përgjedhjes   së Shkodrës për këtë koncert  të emërtuar RETRO , si një qytet që e do dhe e mirëpret muzikën.

Maestro Kraja vuri në dukje se, jo vetëm  trupa e orkestrës e luan me shumë kënaqësi muzikën e filmit, por edhe publiku e mirëpret.

Koncerti i Orkestrës Simfonike, u organizua në sajë të bashkëpunimit ndërmjet RTSH-së dhe Bashkisë Shkodër.