Restaurimi i fasadave të pallateve / Në zonën “Ura Dervishbeg” 10 pallate në proces rehabilitimi

restaurimi pallate dervish beg

Procesi i rehabilitimi të fasadave të pallateve në Shkodër po përfshin gjithnjë dhe më shumë zona të qytetit.

 Aktualisht, punimet po vijojnë në zonën e Ura Dervishbeg, ku janë të  përfshirë 10 pallate.

 Restaurimi ka përfunduar në tre prej tyre, ndërsa procesi vazhdon për të tjerat.

 Ky projekt i Bashkisë Shkodë,r  që po zbatohet nga  Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka nisur afro dy vite më parë dhe deri më tani janë restauruar fasadat e dhjetëra pallateve përgjatë zonave dhe rrugëve kryesore të qytetit.

Përveç termoizolimit të fasadave të jashtme përmes sistemit kapot, projekti përfshin edhe hidroizolimin e taracave, me qëllim përmirësimin e kushteve të banimit dhe efikasitetit energjetik në ndërtesat ekzistuese.

 Ndërkohë, projekti pritet të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit.