Reshjet evidentojnë problematikat / Rruga në lagjen “Kasape” ka nevojë për ndërhyrje urgjente
Prej disa vitesh rruga në lagjen “Kasape”, në fshatin Kuç, ndodhet në gjendje të amortizuar, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.
Situata përkeqësohet veçanërisht gjatë reshjeve të shiut, kur kalimi bëhet problematik si për automjetet, ashtu edhe për vetë banorët e zonës.
Pavarësisht ankesave të përsëritura dhe kërkesave drejtuar institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe riparim të rrugës, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.
Në mungesë të reagimit institucional, ata janë detyruar shpeshherë të angazhohen vetë për mirëmbajtjen e saj, duke kryer ndërhyrje të përkohshme për të lehtësuar lëvizjen.
Një problem më të theksuar kanë drejtuesit e mjeteve të cilët tregojnë se si shkak i pranisë së gropave dhe rrugës pa nivel dëmi i shkaktuar në makinat e tyre është i konsiderueshëm.
