Reparti Zjarrfikës në gatishmëri / Muçmeraj: Forcimi i ligjit për lëndët piroteknike ndikim pozitiv
Forcimi i ligjit ndaj përdorimit të lëndëve prioteknike, veçanarisht tek të miturit ka ndikuar pozitivisht.
Shefi i sektoritt të parandalimit pranë Repartit Zjarrfikës, Gazmend Muëmeraj tregon se, në vitet e fundit, në natën e ndërrimit të viteve apo përgjatë ditëve festive, nuk ka patur incidente serioze.
Muçmeraj bën me dije se Reparti Zjarrfikës do të jetë në gatishmëri në natën e ndërrimit të viteve.
Tashmë është kthyer në traditë që gjatë mesnatës, një grup efektivësh të Repartit Zjarrfikës, së bashku me mjetet e nevojshme, qëndrojnë në gatishmëri në qendër të qytetit.
Kjo me qëllim parandalimin apo ndërhyrjen në kohë për çdo rast emergjent.
