Rendi në 24 orë / Policia kryen disa arrestime e procedime penale
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit ka kryer disa arrestime dhe procedime penale nga strukturat e saj, në fushën e qarkullimit rrugor dhe hetimit të krimeve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin një 31- vjeçar, banues në Shkodër, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim fakti, pasi në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi një 30- vjeçar, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është vetërrëzuar. Si pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan një 41- vjeçar banues në fshatin Oblikë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 52- vjeçar, i cili u kap duke transportuar rreth 3 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme.Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin një 40 vjeçar, pasi në biznesin e tij u konstatua tregtim i lëndëve piroteknike pa dokumentacionin përkatës ligjor.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 32- vjeçar banues në Pukë, pasi ndaj tij ka kallëzuar një të ri 24 vjeç, për fyerje dhe kanosje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
