Rendi në 24 orë / Goditi shoferin e ambulancës, arrestohet 57-vjeçari

policia shkoder 24

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin 57-vjecar banues në fshatin Ashtë, pasi ka goditur shoferin e ambulancës së qendrës shëndetësore të Vaut të Dejës, për shkak të detyrës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. C., 40 vjeç, banues në fshatin Zhejë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin e mitur 12-vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-O. S., 27 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Zvicër.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;-N. P., 36 vjeç, banues në fshatin Hot, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Suedi.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Boric i Madh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. T., 54 vjeç, (babai i tij) se 29-vjeçari i ka djegur disa thasë me bimë medicinale sherebelë, në pronën e tij.

-Më datë 17.07.2025, ka kallëzuar shtetasi A. L., 54 vjeç se është larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. L., 26 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.