Lajme

Rektori Gjuraj takim me Massafra ! – Arqipeshkvi i dhuron UNISHK 20 kopje te librit “Përmbledhje e Doktrinës Shoqërore të Kishës Katolike”

Rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi, Prof .Tonin Gjuraj ka pritur sot  Arqipeshkëvin e Shkodrës , imzot Anxhelo Masafra.

Në këtë vizitë të parë zyrtare, që pas marrjes së detyrës nga  ana rektorit Gjuraj, arqipeshkëvi Massafra, i dhuroi  universitetit  të  Shkodrës  një fond  prej 20 kopjesh të librit “Përmbledhje e Doktrinës Shoqërore të Kishës Katolike”, një botim ky që vjen për herë të parë  në  shqip, i realizuar nga Këshilli Papnor i Drejtësisë dhe Paqes.

Duke e quajtur këtë  një libër që vlen për të gjithë, pasi është i bazuar në vlerat  universale, imzot Massafra  tha se ky botim përmban parime të rëndësishme në fushën e drejtësisë,  që  u shërbejnë të gjitha feve, kombësive dhe shteteve.

Duke iu  referuar një citimi të Papa Gjon Pali II, Arqipeshkëvi Massafra tha se ky libër duhet të promovohet kryesisht në vendet universitare.

Nga ana e tij, rektori Gjuraj, duke e falenduar  Arqipeshkevin Massafra për dhurimin e  këtij fondi  librash universitetit, u shpreh se kemi shumë nevojë që tek të rinjtë të kultivojmë ato vlera që kanë fetë moniteiste.

Rektori Gjuraj tha gjithashtu se Universiteti i Shkodrës  është i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet sociale dhe fetare.

Në prathënien e botimit në shqip të “Permbledhja e Doktrinës Shoqërore të Kishës Katolike”, thuhet ndërmjet të tjerave se me botimin e këtij dokumenti  në shqip dëshirojmë të hyjmë thellësisht në misionin ungjillizues që na është besuar dhe t’i shoqërojmë të gjithë njerëzit vullnetmirë e në vecanti të krishterët në ecjen e tyre të shoshitjes për ndërtimin e një bote që të jetë në të njëjtën kohë me njerëzore e më hyjnore.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

18 hours ago

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

19 hours ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

19 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

19 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

20 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

20 hours ago