Rekordi historik i atletit Franko Burraj / Për herë të parë, një atlet shqiptar zbret nën kufirin simbolik të 46 sekondave

franko burraj

Franko Burraj ka shkruar një kapitull të ri në historinë e atletikës shqiptare, duke fituar garën e 400 metrave në Kampionatin Evropian për Ekipet dhe duke thyer ndjeshëm rekordin kombëtar me kohën 45.87 sekonda.

Për herë të parë, një atlet shqiptar zbret nën kufirin simbolik të 46 sekondave.

Por,  pas suksesit të tij qëndron edhe puna e palodhur e trajnerit Bruno Rrotani, i cili për vite me radhë ka qenë mentori dhe njeriu që ka besuar fort në potencialin e tij.

Ky rezultat historik jo vetëm e vendos Shqipërinë në hartën e atletikës evropiane, por ngjall shpresë për norma olimpike dhe suksese të tjera ndërkombëtare.

Kjo arritje përbën një moment të paharrueshëm për sportin shqiptar, që meriton gjithë vëmendjen dhe përkrahjen institucionale për të çuar përpara ëndrrat e kampionëve si Franko Burraj.