Rehabilitimi i sistemit të kullimit / Muça: Bordi i Kullimi dhe Bashkia Shkodër po kryejnë një proces të domosdoshëm

rehabilitim sistem kullim

Bordi i Kullimit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, po vijon punën për pastrimin e kanaleve të kullimit në zona të ndryshme të territorit.

Aktualisht puna është përqëndruar në kanalin që kalon në segmentin Trush-Ura e Gjo Lulit ,  që përshkon një pjesë të madhe të fushës së Nëshkodrës.

Ky proces është i domosdoshëm për të përmirësuar qarkullimin e ujërave të tepërta, për të shmangur përmbytjet dhe për të garantuar mbrojtjen e tokave bujqësore, shprehet përgjegjësi i shërbimeve në Drejtorinë e Bujqësisë në Shkodër, Muhamet Muca.

Ndërhyrjet po kryhen me mjete të specializuara dhe pritet të përfshijnë një sipërfaqe të gjerë, me qëllim rritjen e efikasitetit të rrjetit kullues dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin.