Regjisorja e parë grua e teatrit “Migjeni” / Violeta Sekuj u shua në SHBA në moshën 94-vjeçare

violeta sekuj

Teatri “Migjeni” dhe komuniteti artistik i Shkodrës kanë humbur një nga figurat më të rëndësishme të tyre.

Regjisorja dhe aktorja Violeta Sekuj u nda nga jeta më 23 korrik në Massachusetts të SHBA-së, në moshën 94-vjeçare.

E lindur më 1 mars 1931 në Tiranë, me origjinë nga Korça, ajo ishte aktorja e parë me shkollë profesionale dhe regjisorja e parë grua në teatrin “Migjeni”.

Në kujtim të saj, aktori Agron Dizdari dhe aktorja Merita Smaja ndanë emocionet dhe vlerësimet për bashkëpunimin me të, duke e cilësuar si një artiste të rrallë, të përkushtuar dhe me shpirt të ndritshëm.

Violeta Sekuj ishte bashkëshortja e regjisorit Paulin Sekuj, themelues i Estradës Profesioniste në Shkodër.

Karriera e saj numëron mbi 60 role dhe 15 shfaqje si regjisore, përfshirë “Gjaku i arbërit”, “Djali plangprishës”, “Zekthi”,, “Prefekti”, “Nora” etj.