Reagimet pas ndeshjes / Martini i kënaqur me plotësimin e ekipit ndërsa Tetova ka rezerva për gjykimin

edi martini 15

Pas fitores së rëndësishme ndaj Egnatias, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe theksoi se kuqeblutë po shfaqin një formë gjithnjë e më të mirë nga ndeshja në ndeshje.

 Sipas teknikut shkodran, grupi është i plotë dhe po funksionon si një njësi e konsoliduar, ndërsa konfirmoi se merkatoja tashmë është zhbllokuar dhe klubi po synon ndonjë përforcim të mundshëm.

Nga ana tjetër, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shprehu pakënaqësi për arbitrimin e ndeshjes, duke lënë të kuptohet se disa vendime të gjyqtarëve kanë ndikuar në ecurinë e takimit.

Autori i golit të fitores, Sherif Kallaku, pas përfundimit të sfidës, u shpreh i emocionuar për realizimin dhe ia dedikoi golin vajzës së tij dhe bashkëshortes, duke e cilësuar këtë moment si një prej më të veçantëve të sezonit.

Pas këtij suksesi, Vllaznia e zhvendos vëmendjen te sfida e radhës, ku kuqeblutë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Dinamo City, në një tjetër duel të rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit.

tetovaa