Rastet me viroza në Postribë / Mjeku Zhabjaku: Fluksi i pacientëve ka filluar të kthehet në nivele normale
Pas periudhës së festave është vërejtur një shtim i lehtë i rasteve me viroza të stinës në zonën e Postribës, kryesisht tek fëmijët dhe personat me imunitet më të dobët.
Megjithatë, falë ndërhyrjeve të shpejta dhe kujdesit të ofruar nga qendra shëndetësore lokale, situata ka filluar të përmirësohet gradualisht.
Aktualisht, numri i rasteve është duke u ulur dhe fluksi i pacientëve që kërkojnë trajtim është kthyer në nivele normale.
Pacientët janë udhëzuar të përdorin medikamentet e përshkruara nga mjeku dhe të ndjekin trajtimin në mënyrë korrekte, me qëllim që shërimi të jetë sa më i shpejtë dhe i sigurt.
Gjithashtu, këshillat për kujdesin në familje dhe higjienën personale mbeten shumë të rëndësishme.
Në përgjithësi, situata në zonë konsiderohet e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për një shpërthim më të madh të rasteve.
Qendra Shëndetësore mbetet e gatshme të ofrojë ndihmë dhe këshillim mjekësor për çdo qytetar që ka nevojë.
