Lajme

Rama: Qafa e Thores, kopertina e guidës që të fton drejt bukurive të Thethit

Qafa e Thores është një nga pikat më panoramike të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” dhe rruga e asfaltuar të çon në Theth një aks prej  16 kilometrash që e lidh këtë fshat turistik me Qafë Thorën, Bogën dhe Shkodrën.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Qafa e Thores, duke e cilësuar kopertinë të një guide që të fton drejt bukurive të Thethit në dimër.

Thethi, bashkë me Lëpushën, Vukël-Nikçin, Rragamin, Çeremin dhe Currajn e Epërm bën pjesë në kategorinë e tretë të lokaliteteve që është emërtuar si “Porta të atraksionit turistik”.

Thethi është qendra e Parkut Kombëtar në veri të vendit, një zonë me pasuri natyrore të rralla. I mbrojtur mes maleve të larta, ky fshat ruan një hapësirë të admirueshme, të paprekur nga njeriu dhe për t’u eksploruar nga turistët në të katër stinët e vitit.

Trashëgimia kulturore e historike që merr jetë brenda çative alpine dhe bujtinave të ngritura ka tërhequr numër të lartë turistësh në bujtinat mikpritëse.

Thethi gjithashtu është pjesë e projektit bamirës “Parku i Paqes në Ballkan”, i cili mbrohet dhe menaxhohet së bashku me Pejën dhe Plavën nga dy projekte të OKB-së dhe të BE.

Me një numër të konsiderueshëm ujëvarash, lumenj nëntokësorë, shpella, maja të larta dhe lugina, Thethi fton të apasionuarit e turizmit malor edhe në këto ditë dimri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita e dyerve të hapura – Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” fton klasat e 9-ta për t’u informuar

Klasat e 9-ta të shkollave private e publike ishin të ftuara në ditën e dyerve…

2 hours ago

Papa Leone XIV bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës

Papa Leone XIV bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës,…

2 hours ago

Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Berisha: Uruan shqiptarët, është asgjësimi i Edi Ramës

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, ka nxitur reagimin e…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë, presim të vazhdojmë partneritetin

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të…

2 hours ago

Menaxhimi i sezonit turistik – Bashkitë kërkojnë vëmendjen e institucioneve qëndrore

Turizmi në qarkun Shkodër ende pa nisur po ndeshet me problem të mëdha. Në një…

2 hours ago

Synohet përfundimi para afatit – Rikonstruksioni i shkollës “Ndre Mjeda” ecën me ritme të shpejta

Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër po ecën me ritme të shpejta,…

2 hours ago