Politikë

Rama nxjerr fotot e Kadastrës: Sistemi funksionon, ka shmangur korrupsionin dhe sekserët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi pretendimet për mosfunksionim e sistemit online të Kadastrës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një foto me datat e hyrjeve dhe daljeve të aplikimeve, pa sportel dhe kontakt fizik me punonjësit.

Sipas Ramës kjo ka shmangur çdo ndërhyrje dhe formë korrupsioni me sistemin e Kadastrës.

Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për ryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sëkëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit”, shkruan Rama.

Ai thekson gjithashtu se sistemi i ri ka nxjerrë nga shërbimi “rrjetin e sekserëve dhe influencave të ndryshme” në Kadastër.

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon pa pushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin”, përfundon Rama në postimin e tij.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…

5 hours ago

KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…

6 hours ago

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…

6 hours ago

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…

6 hours ago

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas – Ndërtime la leje dhe problem me inertet në fshatra

Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…

7 hours ago

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

7 hours ago