Rama: Një mëngjes i veçantë falë krijimit të nxënësve të “Ndre Mjedës”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një postim në rrjetin social Facebook, duke publikuar një urim të veçantë nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër. Fëmijët kanë përgatitur një material artistik në kuadër të programit “Art dhe Zeje”, i cili sipas Ramës është realizuar “me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë”.
“Mirëmëngjes dhe me këtë urim emocionues nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”, përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
