Rama në takim pune me kryetarët e bashkive për vizionin e Shqipërisë 2030 dhe integrimin evropian

rama bashkite

Në kuadër të përmbushjes së objektivave për vizionin Shqipëria 2030 dhe për avancimin e procesit të integrimit europian, kryeministri Edi Rama zhvillon një takim pune me kryetarët e të gjitha bashkive në vend, me fokus në përmirësimin e performancës lokale dhe forcimin e rolit të pushtetit vendor.

Takimi synon analizimin e sfidave aktuale në qeverisjen vendore dhe për të identifikuar zgjidhje konkrete në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të koordinuar me prioritetet kombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian.

Përmirësimi i treguesve të qeverisjes vendore pritet të jetë fokusi i takimit të punës së kryeministrit Rama me kryebashkiakët, ndër to edhe:

  • Paketa për zhvillimin e zonave malore;
  • Legalizimet dhe proceset e zgjidhjes së çështjeve pronësore;
  • Ligji për bashkëpronësinë dhe zbatimi i tij në praktikë;
  • Roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit europian;
  • Bujqësia dhe fermerët.