Rama në Paris për Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Takim me ministrin francez mbi draftin e ri të Kodit Penal

Gérald Darmanin, ku di

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, i thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée.

Para fillimit të samitit, Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, ku diskutuan për përfshirjen e partnerëve francezë në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.

“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama.

608186946 1429407901888200 875452279361196377 n
608193525 1429407985221525 8937856484258848694 n
608602105 1429407888554868 264135905388323634 n
image 16
image 16
image 17

Samiti, i cili do të mbledh më shumë se 27 udhëheqës, ka për qëllim të finalizojë një marrëveshje për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sipas një draft-deklarate të përgatitur për këtë samit, aleatët e Ukrainës do të bien dakord që garancitë e sigurisë duhet të përfshijnë angazhime të detyrueshme për të mbështetur Kievin në rast sulmi të mundshëm nga Rusia.

Drafti i propozuar parashikon përdorimin e kapaciteteve ushtarake, inteligjencën, mbështetje logjistike, iniciativat diplomatike dhe miratimin e sanksioneve shtesë si pjesë e garancive për sigurinë e Ukrainës.

Në këtë samit janë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm, si Steve Ëitkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, që kanë mbërritur në Pallatin Elysée për të diskutuar detajet e mbështetjes për Ukrainën dhe sigurinë e saj.