Categories: AktualitetLajme

Rama në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re të Shkodrës: Projekt madhor

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, kanë inspektuar punën në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re në Shkodër.

 Kryeministri Rama e konsideroi si një projekt madhor, ndërsa bëri me dije se kjo hapësirë do të jetë mjedisë sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, koncerte e panaire.

“Në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re të Shkodrës, një projekt madhor me një hapësirë të rikualifikuar rekreative për qytetin, parkun prej 17 ha, që do të ketë mjedise sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, koncerte e panaire, si dhe një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për  historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

3 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

3 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

3 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

3 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

5 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

5 hours ago