Rama mirënjohje Mbretit të Jordanisë: Shqipëria udhëhoqi tryezën e liderëve fetarë të Ballkanit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale momente nga pjesëmarrja e tij në takimin e nivelit të lartë në kuadër të “Procesit të Aqaba-s”. Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar rolin e Mbretit të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, në këtë iniciativë globale.
Nëpërmjet një postimi, Rama theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti, ku vendi ynë u pozicionua krah Jordanisë për të drejtuar tryezën e udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit.
“Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit.”, shkruan Rama.







