Rama mbledh sot qeverinë! Më 2 shtator rinis Parlamenti, çfarë pritet të ndodhë

872ccdbe8b954efcb018ca14a089dfcc

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një analizë pune me kabinetin qeveritar, të zgjedhurit e pushtetit vendor si dhe drejtuesit e organeve të varësisë, përpara nisjes së sezonit të ri politik.

Sipas burimeve, mbledhja do të zhvillohet te vila qeveritare në Dajt, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së bërë si dhe vendosjen e objektivave për muajt në vazhdim.

Secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon.

Prej mazhorancës kjo mbledhje konsiderohet një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme si dhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.

Kujtojmë se një ditë më pas, në 2 shtator nis jeta parlamentare, siç parashikon Kushtetuta në nenin 74 të saj.

Të hënën është parashikuar të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punës.

Mesa duket muaj shtator do të jetë shumë aktiv për mazhorancën dhe Partinë Socialiste, që sikurse është bërë e ditur në 8 Shtator do të zhvillohet Asambleja e partisë, ku pritet riorganizim në kupolën e strukturave drejtuese të partisë.