Rama: Liqeni i Shkodrës së shpejti Zonë Biosfere e Mbrotjur nga UNESCO
Liqeni i Shkodrës, një nga atraksionet natyrore të Shqipërisë, së shpejti do t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Në postimin e tij, Rama ka shpërndarë një pamje të bukur nga liqeni, duke përfshirë pelikanin dalmat (Pelecanus crispus), shpendin simbol të këtij rajoni.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat (Pelecanus crispus), që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
