Rama kritika drejtësisë: Paraburgimi duhet të ishte temë kryesore për KLGJ dhe KLP
Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për mungesën e reagimeve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) lidhur me çështjen e paraburgimit, duke e konsideruar këtë një temë kryesore që duhet të diskutohet nga këto institucione.
Rama theksoi se paraburgimi duhet të ishte një çështje qendrore për KLGJ dhe për KLP, por shtoi se “e vetmja herë që i dëgjon ata të reagojnë publikisht është kur reagojnë ndaj meje.”
“Paraburgimi duhet të ishte temë kryesore e KLGJ-së, që është qeveria e gjykatave, ajo është qeveria. Duhet të ishte temë e KLP-së. Keni dëgjuar ju të ngrihet ndonjë problem publik? E vetmja herë që i dëgjoja ata të reagojnë publikisht është kur reagojnë ndaj meje. Kur shajnë me libër shtëpie, prokurorët e SPAK-ut, nuk kam parë ndonjëherë ndonjë këshill të reagojë. Nejse, jam mësuar me këto. Kjo është problematika që është e gjerë dhe nuk është çështje ngrirjesh të vogla, por e gjithë zhurma e madhe e tenxhereve, por nuk më ndikon fare në punët reale dhe gjërat serioze që duhet të bëjmë”, tha Rama.
