Rama i përgjigjet Berishës: Jam rrugës për në Luksemburg, sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Rama i përgjigjet Berishës

Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha, i cili ka deklaruar se “nuk do ketë më hapjet të grupkapitujve për anëtarësimin e vendit tonë në BE”.

Në rubrikën “Sy më sy’, në Facebook, Rama duke shkuar për në Luksemburg tha se pasditen e sotme do të hapet grupkapitulli i tretë për negociatat e Shqipërisë në BE.

Po si thanë ata të kënetës nuk ka më hapje kapitujsh, iku kjo punë e bllokoi BE narkoshtetin se vetë bufi shkoi në Evropë bashkë me qirje Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit”-u shpreh Rama.

E pra, vijon ai, “ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, ku sot pasdite hapet grup kapitulli i tretë i negociatave me BE, si tjetër dëshmi  kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të Bashkimit Europian. Sot është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë  dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor, mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda 2027.”

Sipas kreut të qeverisë Rama, ky është objektiv super ambicioz por super i arritshëm vetëm nëse qëndrojmë bashkë por pa humbur për asnjë minutë lidhur dorë për dore dhe vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik.

E ardhmja evropiane  e Shqipërisë nuk është më aspiratë, por proces që po ecim përpara drejt portës së hapur për ne si asnjëherë më parë. Ky është momenti unë dhe zoti e desh që fati evropian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë. Le ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë”, u shpreh Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.