Rama: Deklarata ime për RTSH-në, e keqkuptuar. Vërejtjet s’lidhen aspak me financimin apo ekzistencën e transmetuesit publik

Rama ka shpjegu

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se deklarata e tij e bërë ndaj Radio Televizionit Shqiptar pak ditë më parë është keqinterpretuar dhe keqkuptuar.

Duke iu referuar reagimeve të fundit ndaj deklaratës së kryeministrit të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama shkruan në rrjetin social në Instagram, se ka një “keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar.”

Po bëhet një model për të ardhur keq i kësaj epoke të re të përtacisë së shfrenuar ndaj dëgjimit të asaj që të tjerët realisht thonë, që të përballemi me deklarata si ajo e bashkëngjitura, të cilat pasqyrojnë një keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar”, shkruan kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, vërejtjet e tij, nuk kanë të bëjnë me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”.

I ftoj autorët e kësaj deklarate keqorientuese ta lexojnë ose ta dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin. Vërejtjet e mia nuk kanë të bëjnë absolutisht aspak me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe keqorientues. Mbrojtja e informacionit nis me mos përhapjen e dezinformimit”, përfundon në reagimin e tij kryeministri Edi Rama.