Rally Albania në edicionin e 21, Dhame: Mbi 200 garues nga 23 shtete, promovojmë vendet e fshehta të Shqipërisë

Rally Albania në edicionin

Rally Albania vijon rrugëtimin e jashtëzakonshëm me edicionin e 21-të saj, që ka startuar këtë fundjavë. Garues nga Shqipëria, Kosova, Ballkani dhe shumë vende të tjera të botës do të garojnë off-road në një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm të sportit të adrenalinës, por që njëherësh është edhe një tribunë e promovimit të bukurive të virgjëra të vendit tonë. Rally Albania është kthyer në një markë dhe në këtë edicion ka krijuar edhe një zgjatim shumë interesant, me rrugëtimin “The Gentelmen rider” që do të shoqërojë të gjithë pjesën tjetër të parakalimit në shumë prej qyteteve të Shqipërisë.

Presidentja e Federatës së Motorçiklizmit, Julinda Dhame në një lidhje Skype me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” deklaroi se janë rreth 200 garues që marrin pjesë nga 23 shtete, përfshi edhe Australinë.

Sot jemi në Korçë, po bëjmë edicionin e 21-të në Shqipëri. Atë promovimin që nuk e shohin të gjithë njerëzit të skutave që nuk arrihen dot as me biçikletë e as me makinë, por pikërisht me këto lloj mjetesh. Ky është një tjetër lloj turizmi sportiv që promovon liqene shumë të fshehta në Shqipëri, pyje dhe gjelbërimin e jashtëzakonshëm e shtigje, që vetëm këto lloj mjetesh mund ti eksplorojnë.

Pjesëmarrës në këtë edicion gati 200 garues nga 23 shtete të botës dhe nga Australia.

E veçanta këtë herë është që ka shumë asistencë, janë me fëmijë, me bashkëshortet. Është interesant fakti që këtë vit futëm dhe një loloj tjetër gare që quhet “The Gentelmen rider””, deklaroi Dhame.

Kjo e fundit theksoi se Rally Albania është një format i turizmit sportiv që eksploron bukuritë natyrore të vendit, liqenet e fshehur, pyjet dhe shtigjet malore të paarritshme përmes mjeteve të zakonshme.

“Rally Albania është kthyer në mision për të vazhduar promovimin e Shqipërisë, për të mbajtur gjallë këtë lloj sporti. Ka kërkesa të përvitshme, madje kërkojnë edhe 2 herë në vit. Është garë impenjative, e shtrenjtë dhe e rrezikshme. Është turizëm sportiv dhe e bën më të përgjegjshëm. Elementët për ta organizuar janë të shumtë që gjithçka të shkojë mirë, të mos ketë aksidente, e probleme.

Kemi gjithë kohë me vete, fotografë, gazetarë të huaj. Pas garave bëhet promovim tjetër i Shqipërisë, ai i Shqipërisë sportive, i aventurës”, shtoi ajo.

Pas ndalesës në Korçë, karvani i Rally Albania do të lëvizë drejt jugut, në Vlorë dhe më tej në gadishullin e paeksploruar të Karaburunit, për t’u mbyllur më 14 qershor në një ceremoni finale në Tiranë.

Një nga kulmet e garës deri tani ka qenë kalimi në Drisht të Shkodrës, që në ditën e parë u përjetua si një ndër më spektakolaret nga pjesëmarrësit. Së shpejti do të bëhen publike edhe itineraret e tjera.

Për herë të parë, gara përfshin një kategori të dedikuar për vajzat, ku këtë vit garojnë tre pjesëmarrëse, përfshirë edhe një shqiptare.

“Një nga pikat më interesante ishte Shkodra ditën e parë që kaluam në Drisht. Shumë shpejt do bëjmë publike edhe rrugët e garës. Ka kategori për vajzat dhe këtë herë kemi 3 vajza, një nga Shqipëria. Kam shpresë që këtë vit të shkojnë deri në fund vajzat në motor”, përfundoi Dhame.