“Radio Shkodra, shtëpia ime e dytë” – Gaspër Marku është pjesë e pandarë e medias prej vitit 1974

Gaspër Marku është një nga emrat e njohur të medias në Shkodër dhe më gjerë.
Data 13 shkurt që përkon me Ditën Botërore të Radios, i kujton gazetarit të mirënjohur vitin 1974, që është edhe kontakti i parë me Radio Shkodrën.
Momentet që kanë shënjuar rrugëtimin e Gaspër Markut në Radio Shkodra kanë qenë të shumta, por ai veçon transmetimet sportive.
“Radio si medium nuk e humbet asnjëherë rëndësinë e vet përtej ndikimit të fuqishëm të televizionit dhe mediave sociale”, shprehet Marku.
Si një prej figurave të njohura të gazetarisë sportive shqiptare, Gaspër Marku ka krijuar ndikimin e tij të dukshëm në formësimin e opinionit publik për ngjarjet sportive në vend.