QRFP ofron 30 kurse trajnimi – Prioritet bashkëpunimi me biznesin për punësimin e të trajnuarve.

qendra formimit profesional

Prej 32 vitesh, Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Shkodër vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në aftësimin profesional të punëkërkuesve, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e kurseve të ofruara në profesionet më të kërkuara në treg.

Bashkëpunimi me bizneset vendase është një nga prioritetet kryesore të kësaj qendre, me qëllim realizimin e praktikave profesionale dhe krijimin e mundësive konkrete për punësimin e të trajnuarve.

Po sipas drejtores së kësaj qendre, rreth 50% e kursantëve që janë trajnuar ndër vite kanë arritur të integrohen në tregun e punës, kryesisht në profesione si aftësimi dixhital, parukeri, instalime elektrike dhe hidraulike, e të tjera.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 2024, rreth 900 punëkërkues përfunduan trajnimet tre mujore  në këtë qendër, e cila aktualisht ofron rreth 30 kurse në profesione të ndryshme.

 Certifikatat e lëshuara nga kjo qendër njihen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë.