Categories: Kuzhina & RecetaFLASH

Qofte juvarllaqe nga tradita e kuzhinës himarjote

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 250 gr mish i grirë
  • 2 kokrra vezë
  • 2-3 lugë gjelle me oriz
  • 1 kokërr qepë mesatare
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell gruri
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz

Përgatitja

Mishi i grirë përzihet me orizin gjysmë të zier, të bardhat e vezëve, kripë, piper, qepë të grirë në rende dhe majdanoz të grirë.

Masa ndahet në qofte, u jepet formë e rrumbullakët  dhe vendosen të ziejnë në ujë të valuar me kripë dhe lëng limoni.

Qoftet hidhini në ujin e valuar pjesë-pjesë, pasi në të kundërt u prishet forma.

Pastaj hiqen me lugë dhe lëngu i tyre ruhet mënjanë për të përgatitur salcën.

Në një tenxhere kaurdiset mielli me gjalpë derisa të zverdhet pak. Shtohet qumështi, lëngu i qofteve, hidhet pak kripë, përzihet mirë dhe lihet që të ziejë pak.

Kur salca e përgatitur hiqet nga zjarri, pritet me të verdhat e vezëve dhe me kujdes vendosen qoftet brenda. Sipër u hidhet gjalpë i skuqur lehtë dhe majdanoz i grirë hollë.

Shërbehen të ngrohta dhe me pak lëng limoni sipër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

19 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

21 hours ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

21 hours ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

21 hours ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

21 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

21 hours ago