Qeverisja në analizë-Rama kërkon raportim për realizimin e objektivave

Rama kërkon raportim

Kryeministri Edi Rama mbledh të enjten kabinetin qeveritar në periferi të Tiranës, për një analizë të thelluar pune me dyer të mbyllura.

 Çdo ministër do të raportojë për realizimin e detyrave dhe prioriteteve, në një kohë kur në terren janë ndërmarrë operacione për lirimin e hapësirave të zaptuara dhe ka nisur reformimi i njësive të qeverisjes vendore.

Rama pritet ta drejtojë mandatin e katërt me nisma të reja zhvillimi në territor, ndërsa brenda pak javësh socialistët do të thërrasin forumet drejtuese për të miratuar qeverinë e re.

Takimi zhvillohet një ditë pasi BE ftoi zyrtarisht Shqipërinë të hapë grupkapitullin e fundit të negociatave.