Lajme

Qeveria vendos të mbyllë TikTok për 1 vit, Manastirliu: Do të kemi filtrat e domosdoshëm

Do të mbyllet për një periudhë 1-vjeçare platforma TikTok. Vendimi u mor këtë të enjte (6 mars) nga qeveria dhe u komunikua për mediet nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit sqaroi se kufizimi prej 12 muajsh i rrjetit social TikTok merret me qëllim parandalimin e nxitjes së dhunës online dhe bullizmit.

Manastirliu sqaroi se gjatë kësaj periudhe kufizimi do të përcaktohen rregullat për vendosjen e disa filtrave, sikurse mosha e aksesit, kontrolli prindëror dhe dhe komunikimi në gjuhën shqipe.

“Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës online  TikTok.

Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit rreth 65 mijë prindër të pyetur në rreth 1300 takime të realizuara për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative të rrjeteve sociale mund të sjellin në shëndetin e gjendjen psiko-emocionale të fëmijëve.

Prindërit ishin pro kufizimit të platformës TikTok. Kemi ngritur një grup institucional pune për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma dhe pasojat që lidhen me raste direkte të dhunës fizike të nxitur nga këto elementë në mjedisin digjital.

Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do jetë për 12 muaj, ku do na lejojë kohën e nevojshme për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.

Vendosja e filtrave për moshën e aksesit, filtra për kontrollin prindëror dhe filtrat e dosmosdoshëm të komunikimit në gjuhën shqipe. Me vendosjen e këtyre filtrave parandalojmë promovimin e sjelljeve të padëshiruara”, deklaroi Manastirliu.

Ky vendim i marrë sot në Këshillin e Ministrave, u paralajmërua më herët nga Kryeministri Edi Rama, i cili argumentonte se arsyeja lidhej me faktin se ky rrjet social është toksik për fëmijët dhe se sipas tij një përqindje tepër e lartë e prindërve nuk e përqafonin këtë platformë.

Blerti Delija

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

3 hours ago

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

4 hours ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

4 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

4 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

4 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

4 hours ago