Qeveria miraton ligjin për mbrojtjen e policëve ndaj kërcënime për shkak të detyrës

policëve ndaj kërcënime

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka njoftuar miratimin e një akti të ri ligjor që ka për qëllim mbrojtjen e punonjësve të policisë dhe familjeve të tyre nga kërcënimet që mund t’u bëhen gjatë ushtrimit të detyrës. Ky vendim synon të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve të rendit, si Shërbimi Informativ dhe SPAK, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar një mbrojtje më të fortë për ata që luftojnë për sigurinë e qytetarëve.

Nëpërmjet këtij akti, ministri Hoxha ka përcaktuar një procedurë të qartë se si një punonjës policie mund të kërkojë mbrojtje në rast të kërcënimeve. Ministri informoi se mbrojtja mund të ofrohet në dy mënyra.

“Miratuam një akt ku për mbrojtjen e policëve dhe familjarëve të tyre nga kërcënimet që u bëhet atyre gjatë ushtrimit të detyrës. Nëpërmjet këtij akti ne synojmë të rrisim bashkëpunimin me agjencive ligjzbatuese si Shërbimi informativ dhe SPAK në luftën kundër krimit të organizuar. Ky vendim orienton dhe strukturon mënyrën dhe formën se si një punonjës policie duhet të adresojë një kërkesë ndaj komisionit të mbrojtjes së masave të posaçme ndaj kërcënimeve që mund të bëhet në dy forma.

Forma e parë është e menjëhershme ku drejtori i policisë se shtetit lëshon një urdhër mbrojtje ndaj punonjësit të policisë, ndërsa forma e dytë është kur punonjësi i policisë i drejtohet komisionit nëpërmjet procedurave. Nëpërmjet këtë akti ne hapim sot një udhëtim të ri për sakrificën dhe mbrojtjen e efektivëve nga kërcënimet e shumta që i bëhen për shkak të detyrës”, tha Hoxha.

Ministri Hoxha theksoi se ky akt është një hap i rëndësishëm për të siguruar që ata që mbrojnë ligjin të kenë mbështetje të plotë dhe mbrojtje nga kërcënimet që mund të vijnë si pasojë e detyrës së tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.