Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë të ditur se në pranverë pensionistët do të përfitojnë nga bonusi i qeverisë që rrjedh prek buxhetit të shtetit.
Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Gonxhja theksoi se pas bonusit të fundvitit ku përfituan 597 mijë e 578 pensionistë është miratuar edhe “bonusi i pranverës për të gjithë 730 mijë e 430 pensionistët (pra të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë).
Ky bonus i pranverës do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lekë për të gjithë pensionistët që fitojnë një pension bazë pa përfshirë kompensimet, më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe i bie që këtë bonus ta përfitojnë 520 mijë e 443 pensionistë”
“Ndërkohë që bonusin e fundvitit për pensionistët e kanë 597 mijë e 578 pensionistë. Ishte bonusi më i lartë i dhënë ndonjëherë. Dua t’ju njoftoj se në mbledhjen e sotme miratuam edhe bonusin e pranverës për të gjithë 730 mijë e 430 pensionistët (pra të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë). Ky bonus i pranverës do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lekë për të gjithë pensionistët që fitojnë një pension bazë pa përfshirë kompensimet, më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe i bie që këtë bonus ta përfitojnë 520 mijë e 443 pensionistë.
Ndërkohë që bonusin prej 5 mijë lekësh do ta përfitojnë 209 mijë e 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj. është një tjetër rikonfirmim i angazhimit tonë që të bëjnë të mundur që hapësirat financiare të krijuara nga rritja ekonomike, në këtë rast e vitit 2024 nga buxheti i vitit 2024, të mund të shpërndahet tek të gjithë dhe të kapë edhe shtresa sicc janë kategoritë e pensionistëve që kanë të ardhura mujore të ulëta dhe që vjen nga një tranzicion politik dhe nga një skemë pensionesh në vite e cila nuk ka arritur dot t’i japë pensionet e mjaftueshme e një pjese të mirë të pensionistëve”, u shpreh Gonxhja.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.