Qentë sillen nga qytete të tjera – Aktivistja Pero: Të investohej në strukturë më shumë se në infrastrukturë

U bënë disa kohë që persona ende të paidentifikuar dyshohet se po sjellin qen endacakë nga qytete të tjera, duke i hedhur në rrugët e Shkodrës.
Ka dyshime se bashkitë e tjera të veriut kryesisht i zbarkojnë qentë në mënyrë të paligjshme në Shkodër duke krijuar kështu një situatë problematike, shprehet aktivistja Oli Pero, themeluesja e Animals Need My
Bashkia Shkodër po përgatitet për ngritjen e strehëzes së tretë për qentë endacak duke i minimizuar në rrugët e qytetit, por fakti që vijojnë të sjellin çdo ditë të tjerë bën që këto zona në Shkodër të mbushen sërish pa e ditur nëse këta kafshë endacake janë apo jo të vaksinuar duke rrezikuar edhe përhapje infeksionesh.