Qendra Shëndetësore Verore Theth / Uruçi: Në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj

qendra theth

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në Qendrën  Shëndetësore Verore Theth që është në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Qendra është e pajisur për të përballuar urgjencat dhe ofron shërbim falas gjatë gjithë sezonit veror.

 Infermierja e Qendrës Shëndetësore Verore në Theth shprehet se shërbimi është non stop 24 orë.

Shërbimet që kryhen më së shumti janë, nga pickimet e gjarprit, pickimet nga insektet, matjet e tensionit.

Qendrat shëndetësore verore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.