Qendra e Shkodrës pa energji / OSSH Rajoni Shkodër njofton punime për riparimin e një defekti

Paraditen e kësaj të shtunë, një pjesë e qytetit, në qendër të tij, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Rajoni Shkodër, po kryhen punime për riparimin e djegies së kabllove të tensionit të ulët në kabinën elektrike tek materniteti i vjetër, fidri 17. Punimet përfshijnë identifikimin e saktë të pjesëve të dëmtuara të kabllit, izolimin e zonës së dëmtuar, zëvendësimin / riparimin e seksioneve të djegura, testimin e lidhjeve të reja, rivendosjen e furnizimit me energji elektrike. Sipas OSSH, punimet po kryhen në përputhje me normat teknike të sigurisë dhe pritet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur për të rikthyer furnizimin normal me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur.