“Qejfi bahet me shkodranë” – “Nderi i Kombit”  Bujar Qamili sjell recitalin e parë në stadiumin “Loro Boriçi”

qejfi bahet me shkodrane

Këngëtari i njohur shkodran, “Nderi i Kombit” Bujar Qamili, do të zhvillojë më 21 qershor koncertin e tij recital në stadiumin “Loro Boriçi”, organizuar  me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.

 Në një dalje për mediat, së bashku me organizatorët,  këngtari i mirënjohur ka bërë të ditur disa nga detajet e këtij koncerti që e quan si me të rëndesishmin e karrierës artistike.

Por, vendimi i Bashkisë për zhvillimin e koncertit në stadiumin “Loro Boriçi” ka shkaktuar kundërshtime nga ana e klubit të futbollit Vllaznia.

Presidenti, Alban Xhaferi, është shprehur se organizimi i aktiviteteve të tilla në stadium bie ndesh me rregulloret e përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe përbën pengesë për përgatitjen dhe zhvillimin e ndeshjeve të rëndësishme të planifikuara në kuadër të kompeticioneve evropiane.

Në reagim ndaj këtyre shqetësimeve, drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, ka deklaruar se zhvillimi i koncertit në stadium është në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk përbën asnjë shkelje procedural.

Pavarësisht debatit, qyteti i Shkodrës pritet të jetojë një mbrëmje të paharrueshme muzikore me një nga figurat më të dashura të skenës shqiptare.