Pushimet verore / Fëmijët zgjedhin parqet si alternativë e vetme e kalimit të kohës

pushimet verore femijet

Më së shumti, të vegjlit i gjen në lulishtet e qytetit, si alternativa më praktike e kalimit të kohës së lirë.

Fëmijët tregojnë se kohën e lirë gjatë verës e kalojnë pranë këtyre ambjenteve ku luajnë me shokë.

Për djemtë, loja e preferuar mbetet futbolli.

Krahas pushimeve me familjen, frekuentimi i  kampeve verore, lojra në natyrë, librat, por edhe mjetet elektronike mbeten mënyrat më të shpeshta ku të vegjlit kalojnë pushimet verore.