Pushimet, brenda apo jashtë vendit? / Velipoja, zgjedhja e zemrës së shkodranëve

Muaji korrik ka ardhur me temperaturat e larta që nxisin dëshirën për pushime.
Disa zgjedhin bukuritë shqiptare, të tjerë duan të përjetojnë diçka ndryshe jashtë vendit.
Por, ku preferojnë t’i kalojnë pushimet shkodranët , në bregdetin e vendit apo jashtë Shqipërisë?
Pushimet të sjellin qetësi, relaks dhe energji të reja për të përballuar këtë valë të nxehtë të verës.
Për shumë shkodranë, Velipoja mbetet jo vetëm një vendpushim, por një pjesë e identitetit veror.
Plazhi i gjerë, freskia e mbrëmjeve dhe afërsia me qytetin janë disa nga arsyet që e bëjnë të preferuar çdo verë.