Categories: BotaSportFutboll

Publikohen datat e Superkupës së Italisë, formati i ri sjell miliona për fituesin

Është publikuar kalendari i Superkupës së Italisë, që këtë edicion ka ndryshuar format, pasi në Arabinë Saudite do të zhvillohet një mini-turne mes katër skuadrave të kampionatit italian që synojnë fitimin e trofeut.

Lega Serie A ka vendosur që gjysmëfinalja e parë mes Napolit (fituesit të kampionatit) dhe Fiorentinës (finalistes së Kupës së Italisë), të luhet në 18 janar, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Interit (fituesit të Kupës) dhe Lazios (skuadra që zuri vendin e dytë në kampionat) të zhvillohet një ditë më pas në 19 janar. Finalja është parashikuar që të luhet të hënën e 22 janarit.

Federata italiane përfiton 23 milionë euro ka zhvillimi i këtij turneu në Arabinë Saudite, ndërsa fituesi do të marrë 7 milionë euro. Ndryshon edhe kalendari i Serie A, që në atë periudhë kohore ka programuar ndeshjet e javës së 21-të. Takimet respektive të Interit, Napolit, Lazios dhe Fiorentinës do të rikuperohen në shkurt ose në mars, kur të ketë data të lira, në varësi të rezultateve të skuadrave të impenjurara në Kupat e Europës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Festivali Ndërkombëtar “Gegnisht” – Eventi organizohet në rezidencën “Repishti” në Shkodër

Mbrëmjen e së shtunës, në oborrin e një prej banesave karakteristike të Shkodrës – pikërisht…

14 seconds ago

Tjetër sukses i futbollit të femrave – Pas ekipit të parë, edhe Vllaznia U17 shpallet kampione e Shqipërisë

Klubi i Futbollit Femra Vllaznia i ka  bërë një mbyllje fantastike sezonit 2024-2025, teksa ka…

4 minutes ago

Arrestohet 20- vjeçari i shpallur në kërkim – Akuzohej për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”

Policia Kufitare në pikëkalimin e  Muriqanit  ka  ndaluar shtetasin A. M, 20 vjeç, pasi nga…

7 minutes ago

Kapet organizatori i vrasjes së Elis Rroshkodolit – Dyshimet nga pazaret e drogës deri tek konfliktet e vjetra

Voltan Xhani, 39-vjeçari i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit “Enigma” në…

10 minutes ago

Napoli dhe Interi duel në distancë, sot vendoset titulli në Serinë A

Napoli dhe Inter po përgatiten të përballen me njëri-tjetrin, ndonëse nga distanca, në ditën e…

37 minutes ago

Kosovë – Dështon edhe tentativa e 20-të për konstitutimin e Kuvendit, gazetarja: “Nuk ka votë për Haxhiun”

Dështon edhe tentativa e 20-të për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës Deputetët në Kosovë e…

52 minutes ago