Lajme

PS pr.ligj për falje gjobash, Bardhi: S’ka kërkesë, po talleni me deputetët. Peleshi: S’është çështje për konflikt

Deputetët demokratë u përfshinë në një debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi një kërkesë e 40 deputetë të PS-së për kalimin me procedurë të përshpejtuar të një projektligji për faljen e gjobave, iu vu në dispozicion me vonesë.

Pas njoftimit të kërkesës, Spiropali ndërpreu për 10 minuta seancën në mënyrë që kërkesa e deputetëve të maxhorancës t’i vihej në dispozicion opozitës, por fakti që kjo kërkesë nuk ishte në duart e tyre edhe pas fillimit të seancës, bëri që opozita të hidhte akuza se një kërkesë e tillë nuk ishte depozituar.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu drejtua kryeparlamentares duke i thënë se “po tallen deputetët”. Nga ana tjetër, Spiropali tha se kërkesa e 40 deputetëve socialiste do t’i vihej në dispozicion nga sekretariati.

Ministri Taulant Balla tha se bëhet fjalë për një projektligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, teksa kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi e konsideroi një çështje pas substancë për të çuar në konflikt.

Kërkesa iu vu në dispozicion deputetëve të opozitës disa minuta pas rifillimit të seancës. 

Debati:

Bardhi: Kuvendi nuk është sallë për t’u tallur me deputetët. Nëse kjo kërkesë është depozituar na e vini në dispozicion. Por nuk është depozituar. Nëse ju duhet kohë që të mblidhni firmat dhe ta bëni, Kuvendin nuk mund ta përdorni si dyqan personal. Silleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancën e parë pas ditës kur depozitohet sepse seanca sot ka filluar dhe nuk mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës. Ju pritëm 15 min të na e vinit në dispozicion dhe nuk e na e vutë sepse nuk e keni

Spiropali: Është kërkesë e 40 deputetëve

Bardhi: Ju e keni përpara?

Spiropali: Ju lutem sekretarisë vërjani në dispozicion kërkesën e 40 deputetëve

Bardhi: Tregoje kërkesën, ku e ke??

Spiropali: Ju lutem silleni kërkesën

Bardhi: Ju ku e keni se e lexuat, tregojeni para kamerave

Spiropali: Mos bëni teatër me këtë çështje sepse është thjesht çështje procedure

Bardhi: Gënjyet Kuvendin, po e çoni tani. Ke letra me firma me fletë të bardhë

Spiropali: Ju thash që procedura do ndiqet sipas rregullores

Balla: Pr.ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. kolegët e opozitës kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve lidhur me disa raste të penalizimit të padrejtë, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, mur mbajtës, dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja dhe ata të PD, që të përmirësojmë draftin që do zhvillohet në Komision. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Procedura është e qartë.

Peleshi: Me shumë të drejtë ju kërkuat që para se kjo çështje të kalojë, të njiheni me kërkesën dhe aktin. Meqenëse nuk ishin marrë masa që të shumëfishohej kopja, kryetarja kërkoi që çështja të shqyrtohet në fund të seancës. Tani edhe për  këtë do ngrihemi ne? Ka substancë këtu? Kur të lexoni aktin do bini të gjithë dakord besoj. As ju nuk jeni kundër që shumë qytetarëve t’i falen gjobat e marra. Nëse bashkohemi në këtë qëndrim të gjithë, të votojmë sot procedurën dhe më pas aktin dhe mbyllet kjo histori”, tha Peleshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mynih 2025”/ Asllani: Titulli i humbur ‘djeg’ akoma, finalja e Champions-it nuk ndodh çdo vit!

Kristjan Asllani ka një shans të artë të shtunën pasi në Mynih mund të bëhet…

8 hours ago

“Giro d’Italia 2025” humb njërin prej protagonistëve

Primoz Roglic është tërhequr nga gara për fanellën rozë të “Giro d’Italia 2025”. Çiklisti slloven…

8 hours ago

Integrimi, Marta Kos: Shqipëria, mundësi reale për të qenë pjesë e BE deri në 2030

Bashkimi Evropian është i vendosur të avancojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të…

8 hours ago

Malazezi zhduket pasi hyri në Shqipëri / Vëllai i 39-vjeçarit denoncoi në Policinë e Shkodrës humbjen e kontakteve

Një shtetas malazez që ka hyrë në territorin e Shqipërisë ditën e djeshme, ka humbur…

9 hours ago

“Defender Europe 25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik për suksesin e operacioneve

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” nisi zyrtarisht në orët e para të mëngjesit të sotëm.…

10 hours ago

Laringiti kronik, zëri që kërkon ndihmë – Shqetësim që nuk duhet neglizhuar

Ngjirja e zërit dhe kollitja e vazhdueshme mund të jenë shenja të laringitit kronik. Një…

10 hours ago