Categories: LajmePolitikë

PS bojkoton Komisionin hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: E qëllimshme, për të zvarritur hetimin

Mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi nuk është zhvilluar këtë të mërkurë (3 prill) pasi aty u shfaqën vetëm anëtarët e opozitës dhe jo të mazhorancës.

Vetë socialistët pretenduan se kjo mbledhje nuk ishte konsultuar me ta duke e bojkotuar. Vetë kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se sipas rregullore mbledhja e radhës vendoset me votat e ¼ të anëtarëve.

Gjatë mbledhjes që zgjati vetëm pak minuta, Vokshi tha se anëtarët janë njoftuar për këtë mbledhje dhe se sot do të miratoheshin kërkesat për informacion, gjë që nuk u bë seancën e kaluar për shkak të refuzimit të mazhorancës. Mbledhja e radhës u la nga Vokshi më 5 prill në orën 13.30.

Për këtë bojkot të mazhorancës, Vokshi dhe anëtarët e opozitës në komisionin dolën në një deklaratë për mediat, ku tha se kjo bëhet qëllimisht për të vonuar hetimin e dy aferave në shëndetësi, atë të sterilizimit dhe check up.

“Kërkojnë të mbajnë peng punën e komisionit dhe të pengojën zbardhjen e dy aferave më të mëdha në shëndetësi atë të sterilizimit dhe check up. Opozita shqiptare është e vendosur t’i shkojë deri në fund hetim it, pavarësisht pengesave dhe bojkotit. Keni parë mazhorancë që bojkoton komisionet? Nuk ka asnjë rast në botë dhe ne kemi këtu mazhorancën që bojkoton komisionin hetimor, që ka përparësi në krahasim me komisionet e tjera. Ne jemi të gatshëm të nisim menjëherë kërkesat për institucionet dhe të nisim punën për të hetuar këto dy afera. Këto dy afera kanë pasur dëm të madh vetëm në buxhetin e shtetit por kanë sjellë edhe kosto shëndetësore dhe humane. Mbledhja e radhës do të zhvillohet të premten në 13.30. Sipas rregullores mbledhja thirret me votat e 1/4 të anëtarëve”, tha Vokshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenare

Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…

6 hours ago

Finalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë

Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…

6 hours ago

Përmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të dendura

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…

6 hours ago

Tottenham- Manchester United në RTSH, sot kurorëzohet “mbretëresha” e Europa League

Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…

7 hours ago

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…

7 hours ago

Vermosh, në zemer  të Alpeve – Turistët vlerësojnë bukuritë dhe mikpritjen e banorëve

Vermoshi  është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…

8 hours ago