Provimi i lëndës me zgjedhje / Kadija: Në Shkodër këtij procesi i’u nënshtruan mbi 1430 maturantë

provimi jimnazi

Mbyllet sot cikli i Maturës Shtetërore 2025.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit , Brisela Kadija, bëri të ditur se janë mbi 1430 nxënës të shkollave të mesme të cilët morën pjesë në këtë provim, ndërsa 9 nxënës janë me aftësi ndryshe.

Drejtorja Kadija u shpreh se procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa asnjë incident apo shkelje të evidentuar.

Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet.