Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj

Adriatik Lapaj

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj pas protestës së djeshme te Kryeministria.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj qëndroi 12 orë para ambienteve të Kryeministrisë në formë proteste kundër qeverisë Rama.