Protesta ishte revoltë dhe zemërim – Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, protesta jo për parti, por ndërgjegje

berish25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar gjatë tubimit janë ushtruar akte dhune ndaj protestuesve nga ana e Policisë së Shtetit.

“Dje narkopolicia e Ramës e komanduar nga Proda i krimit përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe nuk mund të përdoret ndaj protestave. Gazi ishte i skaduar prej 3 vitesh, u përdorën topa të ujit dhe u goditën me shkopinj protestues paqësorë”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës protesta nuk kishte si qëllim goditjen e institucioneve apo ndërtesave shtetërore, por ishte një shprehje zemërimi ndaj asaj që ai e quajti korrupsion të qeverisë.

“Protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat, as me institucione kushtetuese, protesta e revolta e zemërimi i qytetarëve shqiptarë që zien sot në gjithë vendin e diasporë ka lidhje vetëm me Ramaduron, vjedhjet e tij qindra miliona, miliarda euro. Lidhjet e tij me krimin e organizuar, kartelet e drogës”, tha ai.

Teksa falënderoi qytetarwt pwr pjeswmarrjen Berisha tha se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike si “kilometrin e fundit”.