Protesta e PD-së, Bardhi: Qytetarët nuk dorëzohen, Rama do t’i ketë përballë deri në largimin e tij

Bardh

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i pranishëm në protestën e opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, tha se shoqëria shqiptare ka ende guxim dhe dëshirë për ndryshim.

Shoqëria shqiptare ka ende guxim, e do ndryshimin. Këto ditë kam dëgjuar shqetësimet tuaja, revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq dhe në çdo takim që kam patur me ju, kam marrë vetëm një mesazh: ju nuk dorëzoheni, të gjithë bashkë ne nuk dorëzohemi. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët, për të ardhmen tonë”, u shpreh Bardhi.

Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë. Kertelet e drogës po na vjedhin të ardhmen, po vjedhin të ardhmen e fëmijëve. Duan që të mendojmë se jemi të pashpresë. Edi Rama do që ne të besojmë se në këtë vend asgjë nuk ndryshon, por ne jemi këtu për t’u treguar se ata e kanë gabim dhe se e keqja nuk do të triumfojë”, tha ai.

Bardhi e cilësoi protestën si një akt qytetar dhe jo thjesht partiak. Ai shtoi se

Kjo nuk është protesta e një partie, por protesta e njerëzve që nuk duan më të nëpërkëmben. Këtij pushteti i janë tundur themelet. Sot është koha që ne të guxojmë, guximi për të mos heshtur, për të mos u larguar. Asnjë pushtet nuk bie me lutje, heshtje, por asnjë pushtet nuk i reziston dot një populli që nuk dorëzohet. Nga sot, Edi Rama duhet ta ketë të qartë, qytetarët do t’i ketë përballë deri në largimin e tij”, theksoi Bardhi.